Paris Saint-Germain e ka mposhtur 3:0 Feignies Aulnoye në rrethin e tretë të Kupës së Francës të dielën, duke kaluar tutje në këtë garë.
Kylian Mbappe i shënoi dy gola ndërsa Mauro Icardi një për t’i ndihmuar PSG-së ta mposhtë skuadrën nga Championnat National 3, apo kategoria e pestë e futbollit në Francë, raporton Gazeta Express.
Dy prej tri golave të skuadrës së Mauricio Pochettinos u shënuan nga penalltia.
Lionel Messi nuk ishte i ftuar fare për këtë takim, ndërkohë që Sergio Ramos luajti titullar pas rikthimit nga lëndimi.
PSG-ja e mbizotëroi natyrisht një skuadër si Feignies Aulnoye, e cila e pati vetëm një goditje në kornizën e portierit Keylor Navas.
Takimi u zhvillua para vetëm 1.500 shikuesve në Stadiumin Hainaut në Valenciennes. /Gazeta Express/


