PSG-ja e godet federatën franceze për Mbappen

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo e ka kritikuar ashpër Federatën e Futbollit të Francës (FFF), për shkak se nuk e kishte njoftuar klubin se Kylian Mbappe kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Mediat raportuan të hënën se 21-vjeçari u infektua me virus dhe se u largua nga kampi i ekipit kombëtar para ndeshjes kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve të martën, transmeton Gazeta Express.

FFF-ja doli me një komunikatë për media menjëherë pasi lajmi u bë publik, por Leonardo thotë se askush prej federatës nuk e kishte njoftuar PSG-në dhe se klubi e kishte marrë vesh në media se njëri prej futbollistëve të vet është infektuar me koronavirus.

“Kjo është plotësisht se papranueshme. Ne e morëm vesh në media se njëri prej lojtarëve tanë është pozitiv (me koronavirus)”, tha Leonardo.

“Ata e publikuan një komunikatë dhe e dërguan lojtarin në shtëpi, por askush prej federatës nuk na e komunikoi këtë. Askush nuk na kontaktoi”, shtoi ai. /

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...