PSG-ja e blindon Neymarin

PUBLIKUAR

Përkundër thashethemeve të vazhdueshme se Neymar mund të largohet nga Franca, lidhja e anësorit brazilian me klubin e tij Paris Saint-Germain është bërë edhe më e fortë, pasi lojtari është bërë ambasadori i ri global i Bankës Kombëtare të Katarit (QNB).

Marrëveshja garanton se të gjitha të drejtat e marketingut të Neymarit tani janë të bankës dhe babai i lojtarit e ka vënë firmën e tij në kontratë bashkë me Yousef Darwish, menaxherin e përgjithshëm të QNB communication group, transmeton Gazeta Express.

QNB-ja është ndër sponsorët kryesorë të gjigantit parisien, ndërsa inicialet e saj zënë vend në mëngët e fanellës së PSG-së.

Drejtuesit e PSG-së shpresojnë se zhvillimet e fundit do t’i japin fund thashethemeve për largimin e Neymarit, të paktën për një kohë, dhe braziliani të përqendrohet dhe t’i ndihmojë skuadrës të kalojë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...