PSG-ja, deklaratë zyrtare për Neymarin

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini ka bërë të ditur se edhe klubi do ta vlerësojë gjendjen e Neymarit, pasi braziliani pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen miqësore kundër Katarit. Klubi do të vendosë për procesin rikuperues të Neymarit gjatë ditëve në vazhdim.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit do ta humbë rrugëtimin e Kombëtares së Brazilit në Kupën e Amerikës për shkak se e këputi një ligament në kyçin e këmbës së djathtë, transmeton Gazeta Express.

“Neymar ka pësuar një ndrydhje serioze në kaviljen e djathtë. Klubi do ta vizitojë përsëri pas 72 orësh për të përcaktuar procesin e rehabilitimit”, lexohet në komunikatën e PSG-së.

“Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germainit do të vlerësohet edhe nga departamenti mjekësor i klubit gjatë 24 orëve të ardhshme për ta caktuar procesin rehabilitues dhe kohën e nevojshme për rikuperim”.

Paris Saint-Germain

✔@PSG_English

CLUB STATEMENT REGARDING NEYMAR JR’S INJURY

Neymar Jr. suffered a severe sprain of the outer lateral ligament of his right ankle in Brasilia during a warm-up match for the Copa America…

Paris Saint-Germain

✔@PSG_English

… Paris Saint-Germain’s Brazil striker will be reassessed by the club’s medical department within the next 72 hours to define the rehabilitation process and recovery time for the player.

41 people are talking about this

Federata e Futbollit e Brazilit e konfirmoi këtë lajm, pasi Neymari u largua me lot në sy gjatë miqësore kundër Katarit, të cilën brazilianët e fituan me rezultat 2:0.

“Pasi e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes të së mërkurës kundër Katarit, Neymari iu nënshkrua testeve mjekësore, të cilat konfirmuan se atij i ishte këputur një ligament”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Federata e Futbollit e Brazilit.

“Për shkak të seriozitetit të këtij lëndimi, Neymari nuk do të jetë në formë të mirë fizike dhe nuk ka mjaftueshëm kohë për t’u rikuperuar që të marrë pjesë në Kupën e Amerikës Brazil 2019”.

“Qysh të enjten, komiteti teknik i ekipit kombëtar të Brazilit do ta fillojë punën për ta gjetur një zëvendësues”.

Ylli i Paris Saint-Germainit e nisi ndeshjen përkrah Richarlisonit dhe Gabriel Jesus në treshen e sulmit në ndeshje që shihej vetëm si përgatitje për turneun e këtij viti mes klubeve nga Amerika Jugore.

Megjithatë, Neymari u detyrua ta lë ndeshjen pas 21 minutave lojë pasi mbeti me kyçin e këmbës së lënduar, për shkak të një ndërhyrjeje.

Pas lëndimit, ylli brazilian u pa me lot në sy gjatë kohës sa ishte i ulur në bankën rezervë. Ai u ndihmua të shkojë deri në zhveshtore nga stafi i ekipit kombëtar të Brazilit. Në vend të tij, në lojë hyri Everton Soaresi.

Neymari i ka pësuar disa lëndime të ndryshme që nga viti 2014, kur e humbi gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Gjermanisë për shkak se e kishte lënduar shpinën.

Braziliani e kishte lënduar edhe një asht në shputën e këmbës pak ara Kupës së Botës 2018 dhe e humbi një pjesë e të madhe të këtij sezoni për shkak të një lëndimi të ngjashëm.

Së fundi, Neymarit i ishte marrë shiriti i kapitenit të Brazilit dhe ky rol iu besua bashkëlojtarit të vetë Neymarit në Paris Saint-Germain, Dani Alvesit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...