PSG ia ofron Arsenalit yllin e vet për 45 milionë euro

PUBLIKUAR

Arsenalit i është thënë se duhet t’i paguajë 45 milionë euro nëse e dëshiron Julian Draxler.

“Topçinjtë” e kanë bërë edhe një lëvizje tjetër duke e kontraktuar Paris Saint-Germainin për të parë nëse sulmuesi i tij gjerman është në shitje, transmeton Express.

Draxler, 24-vjeçar, shihet si zëvendësim ideal i Alexis Sanchezit, i cili mund ta largohet nga Arsenali.

Arsenali do t’i ofrojë 33 milionë euro për gjermanin që ka tentuar ta blejë edhe në të kaluarën, si dhe ka lënë të kuptohet se do të blejë lojtarë vetëm nëse e shet Sanchezin.

Ylli kilian, 29-vjeçar, e dëshiron kalimin te Manchester United në janar dhe Arsenali do ta shesë nëse mund t’i arkëtojë 45 milionë euro.

Trajneri Arsene Wenger është i gatshëm ta shesë lojtarin – i cili do të mbetet pa kontratë në verë – por vetëm nëse e siguron zëvendësuesin e tij së pari. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...