PSG i premtoi Mbappes se do të transferonin 3 futbollistët e njohur gjatë bisedimeve për rinovim të kontratës

PUBLIKUAR

Sipas gazetarit, Romain Molina, Kylian Mbappes iu premtua se Paris Saint-Germaini do të nënshkruante me Robert Lewandowskin, Milan Skriniarin dhe Bernardo Silvan, gjatë bisedimeve për zgjatjen e kontratës në verë, por nuk ndodhi transferimi i asnjërit.

Ky raportim vjen pasi ditë më parë u raportua se sulmuesi francez po shqyrton të gjitha opsionet për t’u larguar në afatin kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

E gjithë kjo vije pas prishjes së raporteve mes Mbappes dhe drejtuesve të klubit nga “Parc des Princes”.

“L’Equipe” raportoi dje se sipas afërmeve të lojtarit, tani është e pamundur të përmirësohen marrëdhëniet me klubin.

Mos-transferimi i futbollistëve të lartpërmendur thuhet se ka ndihmuar edhe më shumë në prishjen e raporteve të 23-vjeçarit me kampionët e Francës.

Njëra nga arsyet që Mbappe vendosi të rinovonte kontratën me Paris Saint-Germainin besohet se ishte premtimi që do të krijohej një skuadër edhe më e fortë për të synuar triumfin në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e reprezentuesit francez me PSG-në skadon më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...