PSG i do 80 milionë plus Dembelen për Neymarin

PUBLIKUAR

Gjiganti francez është i gatshëm të heq dorë nga ylli brazilian vetëm për këtë kusht

Paris Saint-Germaini i ka vënë kushte Barcelonës, nëse kjo e fundit dëshiron ta rikthejë Neymarin në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti francez i kërkon 80 milionë euro plus kartonin e Ousmane Dembeles për atë të yllit brazilian.

Lajmin e ka bërë të ditur emisioni televiziv sportiv spanjoll “El Chiringuito”.

Neymar është bërë objektiv i gjigantit katalunas qe një kohë.

Barça e kishte shitur atë në vitin 2017 në Paris për 222 milionë euro.

Kampioni aktual spanjoll mund të heq dorë nga Dembele, i cili ka pasur lëndime të shumta në Kataluni.

Por, i nevojitet t’i paguajë edhe 80 milionë euro, nëse dëshiron ta bëjë të vetin ish-futbollistin e Santosit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...