PSG gati ofertën për Brozovic

PUBLIKUAR

Raportet në Francë thonë se Paris Saint-Germain është gati për ta bërë një ofertë për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, madje ky është një prioritet i kampionit francez.

Kroati nuk ka më rol qendror në planet e Antonio Contes, veçanërisht pas një serie të incidentëve që kanë ndodhur më të jashtë fushës, siç është aksidenti me makinë dhe alkooli.

Sipas le10sport.com dhe L’Equipe, drejtori i PSG-së Leonardo po e konsideron prioritet transferimin e Brozovicit në mesfushën e ekipit të tij këtë afat kalimtar.

Zikaltërit tashmë janë duke punuar shumë për të sjell lojtarë të ri në këtë rol, një prej tyre është Arturo Vidal dhe Sandro Tonali me ç’rast do të këtë shumë pak vend për Brozovic.

Ai është në San Siro që nga viti 2016 dhe kontrata e tij përfundon më 2022, por lojtari nuk i ka punët mirë as me tifozë të Interit.

Lojtari ishte përleshur me fjalë me ultrat e klubit në javën e kaluar, ku ju kërkua  që të kërkoj të ardhmen e tij jashtë nga Milani. /GazetExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...