PSG e Juve bisedojnë për Dybalan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Sulmuesi argjentinas mund të përfundojë në klubin nga Ligue 1 gjatë kësaj vere

“Telenovela” Paulo Dybala po vazhdon edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, shkruan Gazeta Express.

Juventusi po mendon ta sistemojë në një klub tjetër sulmuesin argjentinas, por nuk e ka marrë ende ofertën e kënaqshme për të.

Pasi afati kalimtar në Angli është mbyllur dhe klubet spanjolle kanë objektiva tjerë, opsione të vetme të ish-futbollistit të Palermos mbesin Italia dhe Franca.

Në Itali lojtarin e pëlqen Interi, kurse në Francë qe një kohë interesim për të kishte shfaqur Paris Saint-Germaini.

Madje, mediumi britanik “The Mail” shkruan se klubi francez do t’i hap bisedimet me Juventusin, të cilit do t’ia ofrojë 80 milionë euro për përfaqësuesin argjentinas.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo do të mundohet ta mbyll këtë çështje deri të mërkurën, ndërsa për realizimin e këtij kalimi po merret edhe menaxheri i lojtarit, Jorge Antun.

Gjatë verës, Dybalan e kërkonin edhe Manchester Unitedi dhe Tottenhami. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...