PSG e gatshme ta trasnferojë Joao Felixin e Atletico Madridit

PUBLIKUAR

Sipas Le Parisien, klubi franecz dëshiron ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të dimrit

Joao felix pritet të jetë njëri prej emrave më të përfolur gjatë afatit kalimtar të dimrit. E ardhmja e tij në Atletico Madrid nuk është edhe aq e sigurt dhe klubet janë duke e monitoruar situatën, sidomos Paris Saint-Germain.

Sipas Le Parisien, transmeton GazetaExpress, për të ka interesim nga Franca dhe PSG është shumë e interesuar që ta transferojë në dimër lojtarin e Atleticos.

Ideja është që portugezi të luajë pjesën e dytë të sezonit me skuadrën nga Parku i Princave. Joao nuk është më në planet e Diego Simeone dhe kjo është parë në fillim të këtij sezoni ku ai më shumë kalon kohë në bankë sesa në fushë. Megjithatë, marrëveshje nuk do të jetë e lehtë të arrihet.

Interesi i PSG-së është evident, por sipas gazetës, Joao Felix e di që Luis Campos dhe drejtori sportiv i parisienëve dhe përfaqësuesi i tij janë duke biseduar që ai të kalojë në PSG. Lidhja e këtyre të treve do të mundësojë një ndryshim skenari dhe ai ta realizojë këtë kalim,

Por, formula për transferimin e tij nuk do të jetë e thjesht pasi që PSG ka disa kufizime financiare nga UEFA, andaj ata mund ta kërkojnë atë në huazim.

Ende ka kohë deri të hapet afati kalimtar i dimrit në janar, por klubi francez tashmë e ka në agjendën e tyre portugezin.

Për më shumë kjo nuk është hera e parë që emri i Joao Felix është në tavolinën e Parisit.

Verën e kaluar, agjenti i tij Jorge mendes ia kishte ofruar lojtarin klubit francez. Tani ata janë kthyer për të, nëse kjo ndodh, sigurisht do të ishte njëra prej lëvizjeve më të mëdha në afatin e janarit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...