PSG beson që do ta transferojnë Skriniarin për 60 milionë euro nga Interi

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain janë duke vazhduar bisedimet me Interin dhe janë duke besuar se do të arrin një marrëveshje për Milan Skriniar që do t’i kushtojë atyre 60 milionë euro plus bonuset

Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime për disa oferta që janë bërë dhe janë refuzuar nga gjiganti i Ligue 1.

Sipas RMC Sport, ende nuk ka një ofertë të shkruar formale, për shkak se PSG dëshiron që të vazhdojë bisedimet deri të arrin të shifra që do të jetë e pajtueshme për të gjithë.

Ky raport sugjeron që kjo shifër është 60 milionë euro plus bonuse.

Nuk është larg shifrës prej 65 milionë euro plus bonuse që e kishte cituar eksperti për transfere në Sportitalia, Alfredo Pedulla dje.

Interi ka kërkuar së paku 80 milionë euro që të ndahet nga bordi, por duke marrë në konsideratë që ai ka vetëm një sezon më shumë në kontratën e tij me klubin dhe ata mund ta marrin Gleison Bremer nga Torino, kjo shifër më e ulët është e pranueshme.

PSG janë favorit për Skriniar, por për të ka interesim edhe Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...