Pse u lëndua Usain Bolt në vrapimin e fundit të karrierës (Video)

PUBLIKUAR

Usain Bolt nuk ka arritur të përfundoj vrapimin e fundit në garat zyrtare ndërkombëtare.

Sprinteri ka pësuar një lëndim para fundit të finales në 4×100 metra, të cilën e fitoi Britania e Madhe.

Por, bashkëkombësi i Bolt, Johan Blake ka arsyetuar lëndimin e shokut duke fajësuar organizatorët e botërorit Londra 2017.

“Gara filloi me 10 minuta vonesë, neve na mbajtën 40 minuta. Ishte çmenduri. Ne bënim nxehje dhe prisnim, nxeheshim dhe pritnim. Kjo na dëmtoi ne”, ka pohuar Blake.

Shtyja e garës për disa herë ka ardhur si pasojë e ndarjes së medaljeve në dy gara të ndryshme.

Kujtojmë se Bolt edhe në garën për 100 metra nuk arriti të fitonte medaljen e artë, ku ka mori vetëm të bronztën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...