Pse Shweinsteiger zgjodhi që penalltitë të ekzekutoheshin para tifozëve italianë!?

PUBLIKUAR

Kapiteni i kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger ka befasuar botën dhe gjyqtarin hungarez, Viktor Kasai me zgjedhjen se në cilën anë dëshiron të ekzekutohen penalltitë gjatë çerekfinales së kampionatit evropian kundër Italisë .

Reprezentuesi gjerman kishte vendosur që penalltitë të kryheshin në anën e tifozëve italianë,ndërsa gjyqtari e pyeti dy herë nëse është i sigurt Shweini.

“I kujtova disa përvoja të mëparshme të serive të penalltive”, tha fillimisht gjermani.

Në fakt, ai kujtoi vitin 2012 kur me Bayern Munichun eliminoi në gjysmëfinale Real Madridin, atëbotë penalltitë u ekzekutuan para syve të tifozëve madridlen, ndërsa gjiganti gjerman triumfoi, transmeton Telegrafi.

Përndryshe, Zvicra u eliminua nga Kampionati Evropian në saje të penalltive prej Polonisë – zviceranët zgjodhën të ekzekutonin penalltitë në anën ku ishin tifozët e tyre.

“M’u kujtua viti 2012, kur në finale u deshën penalltitë të përcaktonin fituesin e finales së Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe Chelseat. Gjuajtëm penalltitë ku ishin tifozët tanë dhe humbëm. Kështu që mendova të gjuanin në anën e italianëve dhe tifozët e tyre ishin të kënaqur me vendimin tim”, tha kapiteni i “pancerëve”.

Kujtojmë se gjermania triumfoi në saje të penalltive me rezultat 6:5, ku ndeshja edhe pas 120 minuta përfundoi 1:1

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...