Pse shkoi Xuxi në AAK?

PUBLIKUAR

Njëri nga aderimet e fundit është edhe ai i Naim Bunjakut, i njohur si Xuxi, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

E vetë Xuxi ka thënë që pikërisht lideri i kësaj partie ishte shtysa që e bëri atë të anëtarësohet në AAK, njofton Klan Kosova.

“Ramush Haradinaj mendoj që në aspektin njerëzor është një shembull që duhet përcjellë dhe duhet admiruar. Për të ardhmen e fëmijëve të mijë mendoj që me Ramush Haradinajn e kemi një siguri” ka thënë Bunjaku në një intervistë në Kosova Direkt të Klan Kosovës.

Tutje ai ka thënë që brenda AAK-së ka gjetur një energji pozitive dhe një frymë që do të donte ta ndiqte.

“Dua të sjell në AAK energji pozitive dhe eksperiencën time. Kam takuar një grup djem dhe vajza te reja ku kam vërejt një energji pozitive. Më vjen mirë që kam gjetur atë frymë dhe do të vazhdoj me atë frymë” ka thënë Xuxi.

Edhe pse tashmë anëtarë i AAK-së, Xuxi ka thënë që nuk do t’i përziej muzikën me politikë, por nuk përjashton mundësinë e këndimit nëpër tubime të kësaj partie.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...