Pse po vonohet ADN-ja e mostrave për “Rastin e Çabratit”?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Departamenti i Mjekësisë Ligjore, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, është duke pritur rezultatin nga Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), për identifikimin e 103 mostrave të 14 rasteve të zhvarrosura nga varrezat në Çabrat të Gjakovës.

Zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur në Kosovë, thonë se mostrat nga i ashtuquajturi “Rasti i Çabratit”, janë dërguar për verifikim në Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për të verifikuar nëse ka pasur përzierje të mbetjeve mortore tek rastet, për të cilat është dyshuar.

Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, thotë për Radion Evropa e Lirë se në tetor të vitit të kaluar, nga Departamenti i mjekësisë Ligjore janë zhvarrosur mbetjet mortore të 14 rasteve, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se mbetjet mortore kanë qenë të përziera.

“Janë zhvarrosur 14 trupa dhe nga ata trupa janë marrë 103 mostra. Nëse ka pasur përzierje, përmes mostrave mund të bëhet dallimi dhe identifikimi. Nëse ka, rastësisht, ndonjë kockë të ndonjë personi tjetër, analizat do ta nxjerrin atë gabim, nëse ka pasur”, thekson Gjetaj.

Por, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se procedimi i këtyre rasteve nga ICMP, është vonuar, sipas tij, për mungesë fondesh të kësaj organizate.

“ICMP ka punuar në bazë të një memorandumi, të nënshkruar në vitin 2003 në mes të UNMIK-ut dhe ICMP-së. Janë të obliguar që për 4 deri në 6 javë t’i kthejnë analizat e ADN-së. Mua si ekspert mjeko-ligjor nuk mu duk në rregull që edhe pas 4 muajsh, kur ne është dashur t’i kemi mostrat e ADN-së, të na lajmërojnë se nuk kanë fonde për këtë”, thotë Gërxhaliu.

Por, Gjetaj thotë se nuk ka informacione që procedimi i mostrave nga “Rasti i Çabratit” ka ngecje dhe sipas tij, Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, është në pritje të rezultateve. Megjithatë, edhe ai thekson se ka pasur informacione që ICMP ka pasur probleme financiare.

“Një kohë, ka pasur disa probleme financiare ICMP, por tash i ka rregulluar ato probleme financiare. Kështu që, çështja e mbetjeve mortore të zhvarrosura në Çabrat, nuk do të jetë çështje e mungesës së fondeve. Ato janë proceduar dhe presim në çdo moment përgjigjen që do të na e japë ICMP-ja”, shprehet Gjetaj.

Luigj Ndou, zyrtar politik për Kosovën i Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha rastet që i ka marrë ICMP nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, do të procedohen.

“Ne nuk mund të themi se kur mund të kemi një përgjigje nga analizat e këtyre rasteve dhe jo vetëm të këtyre, sepse varet nga disa faktorë. Por, ajo që unë ju siguroj, është se të gjitha mostrat që janë marrë nga ICMP nën dorëzim, do të procedohen”, thotë Ndou.

Ndryshe, Ndou, ka theksuar se, nuk e përjashton mundësinë e një marrëveshjeje teknike ndërmjet Komisioni Ndërkombëtarë për Personat e Zhdukur me institucionet e Kosovës, që do të rregullonte çështjen e financimit të procedimit të rasteve që Kosova i dërgon në ICMP, për analizën e mbetjeve mortore. /rel/

SHIKO MË SHUMË

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...