Lionel Messi ka festuar golin e parë ndaj Celta Vigos në një mënyrë të çuditshme
Ylli i Barcelonës është bërë sikurse po fliste në telefon. Kjo ka zgjuar kureshtjen e të gjithëve, derisa shumëkush ka menduar se ka të bëj me ngecjen e bisedimeve për vazhdimin e kontratës.
Por, pas ndeshjes Messi ka sqaruar se festimin ‘duke folur në telefon’ ia kishte dedikuar nipit, i cili kishte një festë familjare, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Express.


