PSD’ja publikon aktvendimin e Gjykatës: Dardan Molliqaj u privua nga liria kundërligjshëm

PUBLIKUAR

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj, ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e Dardan Molliqajt, i cili u arrestua para se të hynte në studion e “Pressing“, ku ishte i ftuar për intervistë, raporton Express.

Sipas Kukajt, ky aktvendim dëshmon se “Policia arrestimin spektakular në hapësirat e televizionit T7 e ka bërë në mungesë të një urdhërarresti”.

“Ky është aktvendimi i shqiptuar mbrëmë nga Gjykata Themelore në Prishtinë kundrejt Dardan Molliqajt. Masën e shqiptuar e vlerësojmë si jo proporcionalë në raport me veprën e dyshuar penale dhe të gjitha rrethanat e këtij rasti, andaj edhe ndaj të njëjtit aktvendim do të parashtrojmë ankesë pranë Gjykatës së Apelit.

Por, ky aktvendim dëshmoi atë që e thamë prej fillimit. Policia arrestimin spektakular në hapësirat e televizionit T7 e ka bërë në mungesë të një urdhërarresti. Për më tepër, Prokuroria ka pranuar një kallëzim penal për këtë vepër një ditë pas arrestimit të tij. Gjithashtu, Gjykata vërtetoi se ftesat e Policisë nuk janë dorëzuar në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale”, ka shkruar Kukaj./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...