PSD: Drafti i publikuar mbi Ligjin e Pagave i reflekton politikat e devijuara të Qeverisë

PUBLIKUAR

Partia Socialdemokrate thotë se drafti i publikuar mbi Ligjin e Pagave i reflekton sipas tyre politikat e devijuara të Qeverisë Kurti.

Përmes një komunikate për media, PSD thotë se ky draft e rrit pabarazinë dhe diskriminon punonjësit në nevojë.

“Drafti i publikuar mbi Ligjin e Pagave reflekton politikat e devijuara të Qeverisë.  Dy gjëra e karakterizojnë atë: rritja e hendekut midis pozitave politike ekzekutive dhe stafit civil-profesional; dhe qasja konservatore dhe shtrënguese sa i përket nivelit të rritjes në një kohë inflacioni e krize sociale”, thuhet në komunikatë.

Tutje përmenden edhe rritjet që do t’ju bëhen kryeministrit,  zëvendësministrave e këshilltarëve të lartë politikë.

“Stafi civil-profesional brenda administratës që përbënë 80% të punonjësve të administratës do të marrin rritje prej 10%; policia ka një rritje fyese e të pa përfillshme prej 7%. Punëtorët e arsimit 10%; ndërkohë që udhëheqësve të divizioneve të cilët me ligjin e ri do të bëhen njerëz me mandate, pra politik, do t’iu rritet paga me 50%; këshilltarët e lartë politik do të përfitojnë rritje prej 80%, ose rritje prej 576 eurosh; ligji i ka rritur pagat për mjekët specialist, por ka lënë padrejtësisht mbrapa infermierët; stafi teknik është lënë tërësisht anash pa asnjë rritje; ndërkaq kryeministrit i është rritur paga për 52% ose 780 euro më shumë; kurse zëvëndës ministrat sipas këtij drafti do të marrin rritje prej 37% ose 425 euro më shumë”, thuhet tutje.

Sipas tyre, ky draft i lë pas dore njerëzit që kanë më së shumti nevojë për shtetin, e që nuk duhet të miratohet.

“Ky draft e rrit pabarazinë dhe diskriminon punonjësit në nevojë. Ata që janë prekur më shumë nga rritja e çmimeve nuk ndihmohen ose ndihmohen fare pak. Ky draft nuk e adreson nevojën për rritjen e kërkesës agregate. Qeveritë gjithandej kanë rritur pagën minimale dhe nivelet e subvencionimeve. Ky draft i lë pas dore njerëzit që kanë më së shumti nevojë për shtetin. Ky draft nuk bën të miratohet”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

 

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...