Protestojnë maturantët në Lipjan, flet Rasim Hasani, Drejtor i Arsimit

PUBLIKUAR

Të premtën maturantët e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan kanë protestuar në ambientet e shkollës për të mos jua shtyrë ekskurzionin për Shqipëri deri pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Këtë shtyerje të mundshme ata e lidhin me mbajtjen e zgjedhjeve lokale pasi sipas tyre çdo vit maturantët kanë shkuar në ekskurzion me fillim të vitit shkollor.

“Për shkak se zgjedhjet mbahen në tetor po dojnë me na shty ekskurzionin”- tha një maturant për Gazetën Express.

Express ka kontaktuar me Drejtorin për Arsim në komunën e Lipjanit, Rasim Hasani i cili tha se organizimi i ekskurzionit është kompetencë e shkollave me miratimin e prindërve dhe drejtoria e tij vetëm ua jep lejen.

“Pasi të kryhen nënshkrimet dhe konfirmimet e prindërve merren parasysh”- tha Hasani të shtunën.

Hasani thotë se nuk është në dijeni për protestën që kanë zhvilluar dje këta nxënës.

Ndërsa nxënësit kanë dërguar edhe video nga protesta e djeshme në korridorin e shkollës të cilët thonë se më pas drejtori dhe zëvendësdrejtori i kanë detyruar të hyjnë nëpër klasa.

Më poshtë mund t’i shihni videot:


Nxenesit1 by GazetaExpresscom

 

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...