“Prostitucioni politik i BDI-së, e josh Gruevskin dhe Zaevin” (Video)

PUBLIKUAR

Po të kishin moral në politikë, gjendja e shqiptarëve në Maqedoni do të ishte ndryshe, ka thënë Zijadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Refoma në PDSH, duke komentuar skandalet e fundit me partitë politike në pushtet në Maqedoni.

“Nuk dua të merrem me atë moment të një bisede telefonike; nuk mundem me thanë a është shantazh a çka! Nëse është shantazh, kush qenka ky? Është Qeveria. Janë shërbimet sekrete që pushteti i mban?”, tha ai në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, duke shtuar se dilema është se pse BDI vazhdonte me mbajt gjallë këtë koalicion.

Për tërheqjen e BDI-së nga qeverisja, Sela thekson se ky është mashtrim tjetër i Qeverise. Ndërkaq deklaron se sipas sondazheve BDI nuk prin më si parti e parë shqiptare, duke shtuar se prostitucioni politik i BDI-së josh vetëm krerët e dy partive kryesore maqedone, Nikolla Gruevskin (VMRO-DPMNE) dhe Zoran Zaevin (LSDM). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...