Propaganda e Pozitës dhe Opozitës – ia zbulojnë “të zezat” njëra-tjetrës (Video)

PUBLIKUAR

Partitë opozitare dhe ato të pushtetit po zhvillojnë propagandë intensive edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Njerëz të këtyre blloqeve politike në Kosovë vazhdimisht po publikojnë në faqe të ndryshme të Facebook-ut video me pjesë të premtimeve dhe deklaratave kontroverse të liderëve të tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje” kishte nisur e para këtë lloj fushate duke publikuar videot e Isa Mustafës dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së që para zgjedhjeve të fundit deklaronin se nuk do të hynin kurrë në koalicion me PDK-në, shkruan Gazeta Express.

Së fundi, në Facebook ekziston një faqe “Qytetarët në mbrojtje të Republikës së Kosovës” e cila i ka shpallur ‘luftë’ opozitës.

Faqja u ka nxjerrë në shesh edhe grindjet dhe vijat e kuqe mes vetë liderëve të Opozitës, në veçanti kundërthëniet dhe sulmet e ashpra mes Albin Kurtit të VV-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së.  /www.gazetaexpress.com


Lufta me AAK’së dhe VV’së by GazetaExpress


12 mashtrimet e Hashim Thaçit by GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...