Pronari i klubit kinez zbulon ofertat për katër sulmuesit evropianë

PUBLIKUAR

Benzema, Costa, Cavani dhe Falcao mund të largohen nga Evropa

Pronari i Tianjin Quanjian, Shu Yuhui, ka konfirmuar se ishin duke planifikuar të transferonin lojtarë si: Diego Costa, Karim Benzema, Edinson Cavani dhe Radamel Falcao, por Federata e Futbollit të Kinës ka caktuar disa limite për lojtarët e huaj, transmeton Gazeta Express.

“Klubi jonë kishte plane të mëdha për sezonin e ardhshëm, por rregullt e reja na bëjnë të pamundur këtë. Ne kemi nevojë për një sulmues si Karim Benzema ku edhe bëmë ofertë për. Gjithashtu kemi tentuar edhe për Falcaon”, tha Shu për “Sports Channel”.

“Madje ne tashmë kishim arritur marrëveshje me sulmuesin e Benficas Raul Jimenez dhe Radamel Falcaon, të cilët do të nënshkruanin vetëm kontratat. Por, rregullat e reja bën që të heqim dorë nga ta”, shtoi ai.

“Cavani dhe Costa nuk lejohen të largohen deri në verë, por ne nuk mund të presim deri atëherë”, përfundoi Shu. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...