Promovoi këngën te Çani, i dalin fotot e arrestimit për prostitucion

PUBLIKUAR

Fabjana Hoxha është një vajzë nga Durrësi, e cila së fundmi i është futur muzikës dhe jo më larg se para disa ditësh promovoi edhe këngën e parë në emisionin “Zonë e Lirë”.

Fabjana vetë e ka pohuar që ka jetuar në Itali, por kurrë nuk e ka thënë se pse është kthyer në Shqipëri.

Hoxha është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe nuk është një thashetheme, por një fakt i botuar në mediat italiane dhe që materialin e ka dërguar për JOQ një qytetar.

Në videon e policisë italiane, thuhet: “Hetimi nisi më 16 qershor të vitit 2014 pas një sherri mes prostitutave, i cili përfundoi me njërën prej tyre të plagosur me thikë në kofshë. Hetuesit në vijim kanë krijuar skenën e krimit mes të lënduarave dhe një bande të drejtuar nga shqiptarët që ushtronin aktivitetin e tyre në qytet.

Bëhet fjalë për Fabiana Hoxhën, 21 vjeçe, emigrante e jashtëligjshme dhe 23 vjeçarin Florian Prini, me dokumente të rregullta në Itali, por me precedentë të mëparshëm penalë për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Floriani dhe Fabjana kërkonin dhe u vinin gjoba prostitutave që ushtronin aktivitetin në shëtitoren e qytetit. Merrnin të paktën 50 euro në ditë nga të gjitha vajzat prostituta.

Sherri, nga i cili nisi i gjithë hetimi, filloi pikërisht për shkak të një debati mes çiftit shfrytëzues dhe një prej prostitutave, e cila nuk kishte pranuar të paguante taksën”./JOQ/

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...