Sot në Kuvendin Komunal në Lipjan u promova libri “Me Forcen e Shpirtit” me personazh Islam Behxhet Pacolli.
Përfaqësues Komunal si dhe qytetarë të shumët ishin në këtë promovim ku u qmua lartë vepra e Lola Shehit.
Me këtë rast, Sabit Pacolli ka shkruar se të jesh njeri me vlera kombëtare, atdhedashës, është privilegji më i madh. Të tillë ka patur shumë Kosova, njëri ndër ta është edhe axha im, Islam Behxhet Pacolli,
Ky është postimi tij:.
Të dashur familjarë, miq e dashamirë!
Të jesh njeri me vlera kombëtare, atdhedashës, është privilegji më i madh. Të tillë ka patur shumë Kosova, njëri ndër ta është edhe axha im, Islam Behxhet Pacolli, i cili u mbajt padrejtësisht në burg, vetëm se ishte atdhetar i madh, ai e donte Kosovën të bashkuar me Shqipërinë e jo nën regjimin e Jugosllavisë. U malltretua rëndë. Rrudhat e thinjat i dolen edhe më herët nga vuajtjet që ia bëri armiku shekullor.
Sot mua më qanë shpirti për dhimbjet e tij, por njëkohësisht edhe ndihem krenar që jam nipi tij, që kam axhë njē veprimtar të madh për lirinë e Kosovës. Më kujtohet si sot, kur isha fëmijë sa shumë kujdesej për ne të gjithë, sidomos për mua, më donte sikur të isha djali i tij. Dhe jo vetëm për ne familjarët, por edhe për shumë fëmijë të tjerë, gjatë qëndrimit në Gjermani, axha im i ka ndihmuar shumë të rinjë duke i punësuar e mbështetur moralisht e financiarisht. Dashurinë e madhe për popullin shqiptar ai e ka shprehur në çdo mënyrë të mundshme. E unë, dashurinë e madhe që kam për të, nuk mundem as sot ta dalloj me atë të babait tim.
Sot, me nderë e krenari, nga kurbeti, e falënderoj përzemërsisht për çdo gjë që ka bërë për mua, familjen dhe gjithë popullin shqiptar. “Axhi im i dashur, dhashuria jote për atdheun më ka ushqyer edhe shpirtin tim. Nga kurbeti të përqafoj aq shumë sa e dua Kosovën. Sot, forca jote që i jep karrocës tënde për t’u çmallur nëpër rrugët e Kosovēs është më e madhe se hapat e dikujt që vrapojnë kinse e duan Kosovën. Dashuria jote është më e pastër e më e vlefshme se kristalet e Trepqës, lotët e tu që janë derdhur në burgjet e Jugosllavisë, peshojnë sa malet e Lipjanit, ofshama jote që ke nxjerrur për Kosovën, ka zhurmën e pushkës së Drenicës, e cila i ka lëkundur edhe eshtrat ndër varre. Ti dhe ata si ti, jeni krenaria e kombit shqiptar. Axhi im i dashur, të dua me dashurinë për Kosovën.”
Falënderime të veçanta për miken time Lola Shehi, e cila ka marr mundimin dhe guximin që të shkruaj librin për axhin tim Islam B.Pacolli, se të shkruash për trima është goxha trimëri”
Me dhemb shpirti që s’pata fatin edhe unë si ju të tjerët, të jem i pranishëm nē promovimin e këtij libri me peshë të rëndë.
Përshëndetje për secilin nga ju..


