Prokuroria s’e ka gati aktakuzën për Kilajn, avokati dhe gjyqtari iu kërkojnë afat kohor, përmendet lirimi i tij

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Hagës pavarësisht që ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, s’është ende gati që të dorëzojë aktakuzën ndaj tij. Gjyqtari i Procedurës paraprake, Nicholas Guillou, ka pyetur Prokurorinë Speciale se kur do të dorëzojnë aktakuzën meqë në gjykatë ndodhet një person i dyshuar i arrestuar dhe se dëshiron një gjykim të drejtë dhe të shpejtë, shkruan Gazeta Express.

Prokurori ka deklaruar se do të punojnë shumë shpejt që ta dorëzojnë, por se janë disa hapa që planifikojnë të marrin javëve të ardhshme, duke analizuar provat e sekuestruara, intervistën e Kilajt si i dyshuar.

“Do përpiqemi sa më shpejt ta dorëzojmë aktkauzën”, ka deklaruar Prokurori i Specializuar.

Avokati mbrojtës i Kilajt, Brien Edwards, ka thënë se klienti i tij s’mund të qëndrojë në paraburgim që Prokuroria Speciale të kryejë punët e veta, duke ngritur shqetësime se procesi mund të zgjasë edhe me muaj, raporton Gazeta Express.

“Ky është një proces që nuk i dihet fundit. Jemi në fillim të këtij procesi. Është shumë e vështirë se si do të kryhet kjo brenda pak javës, sepse bëhet fjalë për muaj, s’mund të bëhet kjo për disa javë. Rrjedhimisht kjo e kërcënon shumë z.Kilaj, z. Kilaj s’mund të qëndrojë në paraburgim   që prokuroria të mbledhë prova dhe të bëjë punën e vet”, ka thënë avokati mbrojtës i Isni Kilajt, shkruan Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...