Prokuroria ngre aktakuzë ndaj luftëtarit kosovar të Al Nusra’s

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit, N.A, për veprën penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në Grup Terrorist”, transmeton Gazeta Express.

Aktakuza i është ngritur të dyshuarit në bazë të nenit 143 paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.A., i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “Al-Nusra” nё janar tё vitit 2014.

I pandehuri duke shfrytëzuar rrugën ajrore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll-Turqi, e pastaj nga ky vend ka udhëtuar pёr nё qytetin Gazientep (qytet afёr kufirit me Sirinё).

Prej aty i pandehuri N.A., ka arritur tё kaloi nё territorin e Sirisё, ku është bёrë pjesё e organizatës terroriste “Al Nusra”, i cili pas qëndrimit një javor nё Siri është kthyer nё Kosovё përmes rrugëve tё njëjta.

Ndërsa, kur i pandehuri N.A., sërish ka provuar të shkojë për nё Siri duke shfrytëzuar rrugën Shkup-Stamboll, në aeroportin e Stambollit autoritetet turke e ndalojnë, e pastaj e dëbojnë pёr shkak tё lidhjes së tij me zonёn e luftёs.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...