Prokuroria kërkon konfiskimin e 4 milion dollarëve të Ismailaj

PUBLIKUAR

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e rreth 4 milionë dollarëve të biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish– administratorit të kompanisë DIA.

Në procesin gjyqësor, përfaqësuesi i akuzës, Gent Trenova, lexoi konkluzionet ku argumetoi se kjo pasuri nuk justifikohet nga Ismailaj.

Prokuroria ka dyshime të arsyeshme se 4 milionë dollarët janë produkt i aktiviteteve kriminale, ku ka qënë i përfshirë 53 – vjeçari.

Gjatë hetimit, Prokuroria ka zbardhur edhe skemën se si pastroheshin paratë në vendin tonë.

Ismailaj ngrinte kompani në Shqipëri pa asnjë lloj aktiviteti tregtar. Nga këto kompani kryeheshin transaksione me shuma të konsiderueshme parash, që nuk kishin llogjikë financiare.

Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës 2006 – 2015 janë bërë transferta drejt Shqipërisë, rreth 10 milionë dollarë dhe 800 mijë euro.

Burimi i tyre, për Prokurorinë është i dyshimtë dhe nuk bëhet i ditur. E njëjta gjë vlen edhe në momentin kur këto para tranferohen përsëri jashtë vendit, pasi asgjë nuk është e dokumentuar. Për këto trasferta, Ismailaj nuk ka kryer deklarime në Tatime.

Pak javë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendoi të sekuestrojë 1 milionë dollarë të biznesemnit, pasi u provua se vinin nga aktivitet kriminal. /Tv Klan/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar...

Mustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja

Rrustem Mustafa ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgiminë e saj, duke...