Prokuroria ia redukton aktakuzën: Ukë Rugova flet për hetimet ndaj tij (Video)

PUBLIKUAR

Një ditë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzën për djalin e presidentit historik të Kosovës, Ukë Rugova, dhe 19 personave të tjerë, mësohet se ndaj Ukë Rugovës rëndojnë vetëm dy pika të aktakuzës kryesore: Kontrabandim më migrantë dhe armëmbajtje pa leje.

Ukë Rugova, në një intervistë ekskluzive për Tribuna Channel, ka përgëzuar Prokurorinë për punën e bërë gjatë kësaj faze.

“Vizioni i presidentit Rugova ka qenë ndërtimi i një shteti të lirë dhe demokratik si dhe ndërtimi i institucioneve të pavarura ku askush nuk është mbi ligjin”, thotë ai.

Për më shumë, ndiqeni videon ku ai flet për aktakuzat ndaj tij. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti...

E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç

Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave...

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...