Prokurori zbulon se si u eliminuan polemikat në mes “Dardanëve” dhe “Plisave”

PUBLIKUAR

Prokurori dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për Sanksionimin dhe Parandalimin e Dukurive Negative në Sport, Besim Kelmendi, ka bërë të ditur se si ishin ftuar në takim kryetarët e “Dardanëve” dhe “Plisave” për t’i njoftuar për dënimet që mund t’u vijnë si pasojë e veprimeve huliganiste.

Pas themelimit të ekipit kombëtar të Kosovës, që ka arritur suksese të shumta gjatë viteve të fundit, u krijua edhe grupi i tifozëve “Dardanët” të cilët e mbështesnin ekskluzivisht Kombëtaren e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Për dallim ndaj tyre, grupi i tifozëve të Prishtinës “Plisat” kanë vazhduar ta përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë dhe nuk kanë shkuar në stadium për ta përkrahur Kosovën, duke insistuar se si komb i vetëm, shqiptarët duhet ta kenë edhe vetëm një ekip kombëtar.

Këto kundërshtime kishin nisur shpeshherë debate mes dy grupeve të tifozëve dhe shqetësime për veprime huliganiste, mirëpo prokurori Besim Kelmendi ka zbuluar se polemikat e tilla janë eliminuar shkaku i disa takimeve të mbajtura.

“Dënimet për huliganizëm varen nga pasojat, ato mund të jenë deri të dënimet me burgim të përjetshëm. Prej kur i kemi ndarë si Këshill broshurat për tifozë dhe kemi mbajtur takime me tifozët, ka ndryshuar plotësisht qasja”, tha Kelmendi në emisionin “Favorit” në T7.

“Ne ju kemi thënë se nëse kanë vepra të huliganizmit, këto janë dënimet. Nuk do të kthehesh në mbrëmje të flesh në shtëpi, por do të flesh në burg. Menjëherë, ata që i udhëheqin klubet, menjëherë kanë reaguar dhe i kanë thirrur grupet e veta të tifozëve”.

“Për shembulll te Dardanët dhe Plisat, menjëherë kanë ndikuar te pjesëtarët e grupit të tyre që të disiplinohen dhe sot ata ju mund të shkoni me familje apo me këdo në ndeshje sportive, derisa deri para pak viteve nuk ke mundur ta bësh këtë”.

“Dardanët dhe Plisat kanë qenë në takim me neve dhe ne kemi biseduar për çdo çështje që mund të ngre imazhin e futbollit. Sot ata janë shumë mirë, s’kemi asnjë telashe me asnjërin prej tyre”.

“Nuk e di a kanë pasur probleme, nuk flas për këto. Por, unë e di që tani kanë raporte të mira. E keni parë edhe vetë. Thjesht raporti i tyre është shumë më i mirë sesa që ka qenë dje”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...