Projektligji për tërheqjen e Trustit nuk kalon në Kuvend

PUBLIKUAR

Projektligji për tërheqjen e Trustit Pensional nuk ka kaluar në Kuvend.

Në sallë ishin 101 deputetë, prej të cilëve 97 kanë votuar, njofton Klan Kosova.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, 42 deputetë kanë votuar në favor të projektligjit.

Ndërsa 55 kanë votuar kundër. Kryekuvendari ka thënë se nuk ka pasur asnjë abstenim.

Kujtojmë se është propozuar që me ndryshime ligjore, personat të cilët kanë deri në 10 mijë euro kursime, të mund të tërheqin deri në 30 për qind të tyre.

Ata që posedojnë 10 deri në 20 mijë, të tërhiqnin 25 për qind dhe ata që kanë mbledhur mbi 30 mijë euro t’i tërheqin deri në 10 për qind. Mirëpo, projektligji në fjalë nuk ka kaluar sot në Kuvend.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...