Projektligji për tekste shkollore, Nagavci: Po përmbyllim maratonën disavjeçare

PUBLIKUAR

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci sot bëri të ditur se është hartuar draft Projektligji për tekste shkollore.

Nagavci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ekipi hartues i Projektligjit për tekste shkollore ka përmbyllur me sukses maratonën disavjeçare, në zhvillim të këtij projektligji.

Sipas saj, draft Projektligji për tekste shkollore parasheh mekanizma të mirëfilltë të transparencës dhe llogaridhënies.

“Po jetësohet synimi jonë i kamotshëm për tekste shkollore më cilësore! Reforma për tekste shkollore do të ketë trajtën e duhur. Ristrukturimi i procesit të hartimit, vlerësimit dhe botimit të teksteve shkollore do të mundësojë përzgjedhjen e teksteve shkollore që kanë cilësi, përmbajtje të saktë gjuhësore e shkencore, dhe përputhje me kurrikul.

Ekipi hartues i Projektligjit për tekste shkollore po përmbyll sot me sukses maratonën disavjeçare, në zhvillim të këtij projektligji. Projektligji për tekste shkollore parasheh mekanizma të mirëfilltë të transparencës dhe llogaridhënies që do të pamundësojnë edhe ndikimet në përzgjedhjen e teksteve shkollore që shpesh nuk kanë qenë në interesim më të mirë të nxënësve”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu ajo theksoi se mes tjerash, drafti i projektligjit parasheh administrim e procese të vlerësimit të teksteve shkollore në mënyrë transparente, profesionale dhe që kanë adresë të saktë. /Telegrafi/ 

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...