Projektligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, peng i bllokimit të Kuvendit (Video)

PUBLIKUAR

Tridhjetë projektligje dhe katër marrëveshje ndërkombëtare kanë mbetur peng i shqyrtimit, si rezultat i bllokimit të punës së Kuvendit.

Institucioni më i lartë legjislativ në vend, nuk ka mbajtur asnjë seancë plenare që prej 18 dhjetorit të vitit të kaluar. Madje, mbledhja e fundit ishte mbajtur në mes të tensioneve dhe atë në sallën alternative të Kuvendit.

Kësisoj, si rezultat i mos zhvillimit të seancave, Kosova rrezikon të humbas miliona euro hua me kamata të buta.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovë, thotë se janë në tërësi 30 projektligje dhe katër marrëveshje ndërkombëtare të cilat kanë mbetur peng i shqyrtimit. /Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...