Prodhuesit e qumështit protestojnë javën tjetër

PUBLIKUAR

20140727143052829620

Prodhuesit e qumështit e kanë anuluar protestën e paralajmëruar për sot para Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë së Kosovës. Nexhmi Hyseni duke u shprehur i pakënaqur me mosrealizimin e kërkesave të tyre dhe në mbrojtje të produkteve të tyre nga konkurrenca me produktet e importuara, ka thënë për RTK se protesta do të mbahet javën tjetër pas Festës së Fitër Bajramit.

 

Sipas prodhuesve të qumështit, arsyeja e protestës vjen nga fakti se AUVK-u i ka ndërmarrë disa veprime shumë minore siç i ka quajtur ai, në krahasim me ato se çka janë duke u kërkuar.

 

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...