Problemet me Limajn e larguan Krasniqin?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...
Miqësia në mes të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit dikur është dukur e pathyeshme, por kohëve të fundit kjo lidhje e veçant është tronditur aq shumë sa shkaktoi edhe fundin e karrierës politike të ish kryetarit të Parlamentit.Jakup Krasniqi sot hoqi dorë nga pozita e deputetit dhe në përgjithësi angazhimet politike, megjithëse shkrimet e shpeshta lënin të kuptonin që ai ka ende shumë për të thënë në politikën kosovare.

Sipas informacioneve të Indeksonline, konflikti në mes të ish ministri të transportit dhe ish kryetarit të Parlamentit ka shkuar deri aty sa që për një kohë Jakup Krasniqi ka kërkuar këshilla edhe nga partitë e tjera opozitare.

Takimi i para disa ditëve me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sipas Jakup Krasniqi kishte për qëllim vetëm të bashkëdyzojë veprimet e opozitës, mirëpo në të vërtetë shumë më tepër është fshehur pas këtij takimi.

Atëkohë është raportuar se Krasniqi negocionte me Vetëvendosjen mundësinë e aderimit në partinë e Kurtit.

E ardhmja politike e Krasniqit dhe vet partisë Nisma për Kosovën do të mësohet të mërkurën kur pritet publikimi i një vendimi që thuhet se do të befasojë.

Sidoqoftë, Indeksonline mëson se problemet në mes të Limajt e Krasniqit kanë nisur pasi ish kryetari i parlamentit nuk dëshironte të mbante një premtim që ia kishte partisë, të heq dorë nga posti i deputetit menjëherë pasi të fillonte punë kuvendi.

Qëllimi ka qenë që kjo pozitë t’i lëshohet Bilall Sherifit i cili është edhe zeri i partisë në mediat e Kosovës.

Insistimi i Krasniqit që të mbetët si deputet ka çuar edhe deri te acarimi i një miqësie e cila dikur dukej e pathyeshme. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...