Në qytetin Solapur që ndodhet në pjesën perëndimore të Indisë, jeton një 14-vjeçar që dallon shumë nga moshatarët e tij.
Yashwant Raut me një gjatësi prej dy metrash, është dukshëm më i miri në lojën e basketbollit, por në aspektet tjera të jetës ka probleme të mëdha, transmeton Telegrafi.
“Ngado që shkoj e godas kokën, nuk më zë vetura që kemi dhe ulem me vështirësi në bankën e shkollës” ka thënë i riu, i cili veshë këpucë që kanë numrin 51.
Djaloshi i cili po vazhdon të rritet, mund të zgjatet deri në 2,4 metra duke u bërë kështu adoleshenti më i gjatë ndonjëherë.
Por, ai e ka një shqetësim të madh.
“Të gjithë moshatarët e mi kanë të dashura, por mua nuk më përshtatet asnjë, sepse janë shumë më të shkurtra se unë. Nuk besoj se ndonjëherë në jetë, do të kem një të dashur” është brenga që ka shprehur djaloshi.
Ndryshe, Yashwant nuk rrjedhë nga ndonjë familje me familjarë të gjatë.
Babai tij është vetëm 1,6 metra, kurse nëna nuk i vjen djalit të saj, as deri tek beli.
“Më ka marrë malli të bëj një xhiro me motoçikletën time, por edhe kjo mbetet një ëndërr e parealizuar” ka thënë po ashtu djaloshi. /Telegrafi/






