Probleme me energji elektrike, disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë

PUBLIKUAR

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa pjesë të kryeqytetit mund të mbesin pa ujë për shkak të problemeve me energji elektrike.

KRU “Prishtina” njofton se pasditen e së martës ka pasur defekt në linjën e KOSTT-it dhe se impianti i trajtimit të ujit Albanik/Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.

Tashmë probleme me furnizimin me ujë ka pasur Podujeva.

“Si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit Albanik/ Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00. Kjo ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë për Podujevë, me ç’rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës. Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...