Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Merdari deri në 1 orë

PUBLIKUAR

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar në Merdarë shkojnë deri në një orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona për të hyrë në Kosovë nga Merdari është 1 kilometër, ndërsa pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë 3 deri në 5 minuta.

Kurse, pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 30 minuta, njofton Klankosova.tv.

E, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, por ato janë për të dalë nga Kosova, e që shkojnë deri në 50 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në 15 minuta.

Gjendje më e mirë paraqitet në pikat tjera kufitare, ku pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...