Pritjes së gjatë i vjen fundi, rikthehet Liga e Kampionëve

PUBLIKUAR

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy super ndeshje në 1/8 e finales të kësaj gare.

Manchester City do të luajë në udhëtim ndaj Baselit, ndërsa Juventusi do të jetë nikoqir i Tottenhamit në formë, raporton Express.

Të dy ballafaqimet do të luhen nga ora 20:45.

Juventus do të jetë pa një numër lojtarësh kyçë për këtë përballje, me Paulo Dybalan, Juan Cuadradon, Blaise Matuidi dhe Stephan Lichtsteinerin të lënduar.

Ndërsa, Tottenhamit do t’i mungojnë Toby Alderweireldi dhe Kyle Walker-Petersi.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Rugani, Chiellini, Benatia, Sandro; Marchisio, Pjanic, Khedira; Bernardeschi, Higuain, Mandzukic.

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris; Trippier, Vertonghen, Sanchez, Davies; Dembele, Dier, Eriksen, Alli, Son; Kane. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...