Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

PUBLIKUAR

Të premten mbrëma, Gjesti mbajti koncertin e tij të parë pas përfundimit të aventurës në “Big Brother VIP Albania”, duke mbledhur një numër të madh fansash të zjarrtë që kishin ardhur për ta mbështetur.

Atmosfera ishte elektrizuese, me muzikë, energji dhe efekte speciale. Megjithatë, një moment pakujdesie gjatë performancës solli një situatë të pakëndshme.

Teksa këndonte, Gjesti u afrua shumë pranë një zjarri me shkëndija, efekt ky i përdorur shpesh nëpër klube për të shtuar spektaklin vizual.

Në pamjet që qarkulluan, ai shihet duke u frikësuar dhe larguar me shpejtësi nga burimi i shkëndijave.

Nga reagimi i tij menjëherë pas incidentit, dukej se kishte pësuar një lëndim në dorë, megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht shkalla e dëmtimit.

 

 

Gjesti vetë nuk ka dhënë ende një deklaratë publike, por veprimi i tij në skenë lë të kuptohet se përjetoi një moment shqetësimi.

Pavarësisht incidentit, koncerti vazhdoi dhe Gjesti, me profesionalizëm, e përmbylli natën me performanca që u duartrokitën nga publiku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...