Në pikëkalimin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Merdar, janë krijuar kolona të gjata gjatë ditës së sotme.
Pritjet e udhëtarëve të cilët janë duke dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë, siç merr vesh Klan Kosova po zgjasin deri në dy orë.
Thuhet se autoritetet kosovare janë duke kryer punën mirë, ndërsa përfundimi i procedurave nga pala serbe po merr më shumë kohë. Kjo dhe ka bërë që të krijohen kolona deri në 1.5 km, njofton Klan Kosova.


