Pritje deri në shtatë orë e kolonë 3.5 km, gjendja nëpër pikat kufitare

PUBLIKUAR

Mërgimtarët që po kthehen në vendet e perëndimit pas pushimeve në Kosovë, po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare kolona ka arritur në 3 mijë e 500 metra, derisa pritjet po zgjasin deri në 7 orë, raporton Express.

Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitarë në Mutivodë, ku duhet të presin deri në 2 orë e gjysmë.

Te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 1 orë e 10 minuta, derisa në Jarinje një orë. Ndërkohë, në Muçibabë pritjet janë deri në gjysmë orë. Në pikat tjera kufitare s’ka pritje të gjata.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj...

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...