Pritet emërimi i tri drejtoreshave të reja në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si duket ka vendosur që të bëjë ri-formatimin të qeverisjes aktuale në Lipjan.

I kontaktuar nga redaksia LipjaniNews i pari i Lipjanit Kryetari Ahmeti ka konfirmuar se shumë shpejt do të emërohen tri drejtoresha në vend të tre drejtoreve të cilët pritet te marrin detyrën e deputetëve.

“Po janë zhvilluar diskutime dhe në përputhje edhe me kërkesat ligjore këto tri drejtori do të zgjedhën nga gjinia femërore në mënyrë që të përmbushëm edhe standardet e barazisë gjinisë, dega LDK-së në Lipjan ka mjaftueshëm kuadro të gjinive të ndryshme që do ti plotësojmë këto vende”, tha Ahmeti.

Me këtë rast do të ketë edhe lëvizje të tjera brenda drejtoreve aktual me qellim të dinamizmit të aktiviteteve.

“Në ditën e certifikimit të rezultateve për deputet do të emërohen edhe drejtoreshat e reja në departamentet komunës së Lipjanit”, është shprehur Kryetari Imri Ahmeti.

 

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...