Priten çmime të reja të energjisë elektrike

PUBLIKUAR

Komisioni rregullator për energjetikë fillon me përllogaritjet për çmimin e ri të energjisë elektrike, ka njoftuar 24Vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nën thjerrëza  janë raportet për harxhime të kompanive energjetike ELEM, EVN dhe MEPSO. Njeriu i parë i EVN ka qenë i përmbajtur, dhe sot ka dhënë deklarata vetëm në sajë të përfaqësuesit të Këshillit të investuesve të huaj, por jo edhe në emër të EVN. Gazetarët për pyetje i ka drejtuar deri te Komisioni rregullator për energjetikë.

Përndryshe, vitin e kaluar çmimi i energjisë elektrike u zvogëlua për 0,33 %, ndërsa i pari i KRE, Dimitar Petrov i mohonte informatat që zvogëlimi i çmimit është vendim politik, duke arsyetuar se arsyeja kryesore për zvogëlim janë harxhimet më të vogla të cilat i kanë paraqitur kompanitë energjetike. Çmimi i ri duhet të njoftohet kah fundi i këtij muaji.

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...