Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në rrugën “Kukësi” në Prishtinë persona të panjohur e kanë therur me thikë një djalë të mitur
“12.12.2016-18:20. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur ia kanë therur me mjet të mprehtë djalin e saj të mitur. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor dhe gjendja e tij sipas mjekëve është stabile. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.


