Një person është arrestuar pasi për motive të panjohura ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj.
Sipas policisë, viktimës dhe të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, teksa sulmuesi është liruar në procedurë të rregullt.
“Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.


