Prishtinë: Objekti banesor shndërrohet në oazë narkomanësh (VIDEO)

PUBLIKUAR

Nuk është spital e as deponi mbeturinash, por pjesë e një objekti banesor në kryeqytet.

Ky vend gjendet në lagjen Dardania, fare pranë shkollës fillore me të njëjtin emër.

Duke qenë jo funksional tash e një kohë të gjatë ky vend po merr një destinim tjetër.

Banorët e lagjes prapa kamerave thonë se këtë pjesë po e frekuentojnë narkomanë por edhe qiftet e reja.   E kjo po i shqetëson ata.

Asnjë prej tyre nuk guxon të parkoj veturën brenda objektit, apo të ruaj diçka brenda, edhe për shkak të pranisë së hajnave.

E megjithëse banorët nuk ndihen të sigurt sidomos për fëmijët, pjesa më e madhe e tyre hezitojnë të flasin para kamerës,njofton Klan Kosova.

Por, ka edhe të atillë që po i adresojnë shqetësimet.

SHIKO MË SHUMË

Pacolli: Deri tani janë rrënuar 17 objekte/vila përreth liqenit të Ujmanit

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri...

Kryeprokurori i PSRK Isufaj në Zubin Potok: Procesi mund të zgjasë, identifikimi i të gjeturve merr kohë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka vizituar lokacionin në Zubin Potok, ku...

Hoti para kuvendit të jashtëzakonshëm: Do të dalim më të fortë, për ta rikthyer LDK-në si forcën kryesore politike

Ish-kryeministri i Kosovës dhe anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar para mbajtjes së...