Prishtina sonte luan takimin kthyes kundër St Joseph’s, futbollistët i presin super-premia për kualifikim

PUBLIKUAR

Prishtina sot do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj St Joseph’s nga ora 17:45, e vlefshme për fazën para-kualifikuese të Ligës së Evropës.

Ekipi i Mirel Josës befasisht barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në ‘Fadil Vokrri’, teksa tani padyshim fitorja mbetet e padiskutueshme.

‘Bardhekaltrit’ janë favorit absolut pasi skuadra nga Gjibraltari përbëhet nga gjysmë-amator, pavarësisht barazimit në ndeshjen e parë.

Ahmed Jonuzi, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova janë mungesat e konfirmuara për sot, ndërsa Basid Khalid mbetet në dyshim.

Gjithsesi, në njoftimin e dhënë së fundmi nga faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook është konfirmuar premia që i është premtuar futbollistëve në rast të kalimit në raundit tjetër.

50 mijë euro do përfitojnë lojtarë nëse arrin ta kualifikohen në fazën tjetër të Ligës së Evropës, aty ku i pret Rangers. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...