Prishtina shpërblen me tender kompaninë falsifikatore

PUBLIKUAR

kk-2434_5182

Furnizimi me karburante i besohet një operatori ekonomik që operon me licenca jovalide, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna e Prishtinës ka shpallur fitues tenderi për karburante operatorin ekonomik “Petrol Company”.

Departamenti për rregullimin e tregut të naftës ka konfirmuar se janë të falsifikuara gjashtë licenca të kësaj kompanie, tri nga të cilat u takojnë pikave të karburantit në periferi të kryeqytetit: në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, në Çagllavicë dhe në Preoc.

Autoritetet komunale kanë mbajtur fshehtë të dhënat e këtij aktiviteti prokurimi, që zbardhin skandalin me licencat.

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...