Prishtina në kaos, Shpend Ahmeti pushon në Bansko të Bullgarisë (Video)

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka zgjedhur qendrën turistike Bansko në Bullgari për të pushuar pak ditë.

Bansko njihet si qendër e skijimit ku shumë politikan kosovarë e frekuentojnë. Po ashtu Bansko u pat bërë e njohur për kosovarët pas shkuarjes para se 4 vjet të Qeverisë së Kosovës për ta hartuar planin strategjik të njohur si “Plani Strategjik i Bansko”.

Pas shkuarjes së Shpendit në Bansko, në krye të punëve në Komunën e Prishtinës është vënë nënkryetari Dardan Sejdiu.

Indeksonline ka kontaktuar me nënkryetarin Dardan Sejdiu për të konfirmuar këtë lajm. “Nuk e di, nuk kam kontaktuar me të. Sot gjatë tërë ditës kam qenë në teren, kontaktoni me asistenten e tij”, ka thënë Sejdiu.

Në anën tjetër, asistentja e Ahmetit, Fitore Pacolli e ka udhëzuar Indeksonline që të flas me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

“Nuk e di, nuk e kam parë që katër ditë z.Ahmeti, kam qenë në pushim, mua nuk më kanë njoftuar asgjë”, ka thënë Vraniqi për Indeksonline.

Këto ditë kur Prishtina është mbuluar nga bora dhe ka pasur problem në disa pjesë me pastrimin e saj, shkuarja e të parit të Komunës në pushim ndoshta nuk ka qenë hap i duhur. Sido që të jetë, kjo është zgjedhja e tij.

Ishin aktivistët e VV-së, të cilët akuzonin ish kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafën, për mospastrimin e rrugëve.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...