Prindërit i detyrojnë vajzat të fotografohen me motrën e tyre të vdekur (Foto)

PUBLIKUAR

Hayley Rice dhe Kevin Martin nga Derby i Anglisë, e kanë bërë një set fotografik me vajzën e tyre Sydney që ka vdekur vetëm një orë pas lindjes.

Para se fëmija të varroset, ata kanë dashur që vajzat e tyre Charlie dhe Frankie të jetë po ashtu në këto imazhe familjare, së bashku me motrën e tyre të pajetë, transmeton Telegrafi.

Në imazhet bardhezi, mund të shihen momentet emocionale kur ata mbajnë në prehër vajzën e vogël.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer shumë njerëzve, që e kanë konsideruar të tepruar dhe të panevojshme.

“Mund të duket paksa morbide, por ne ishim në fazën e zisë dhe na ndihmoi të jemi më të qetë”, ka thënë Rice lidhur me këto fotografi.

Në anën tjetër, ata kanë marrë kritika që i kanë përfshirë vajzat e reja.

“Adoleshentet 11 dhe 15-vjeçare nuk duhet të jenë pranë një të vdekuri, kjo pamje do t’i përcjellë ato për tërë jetën” është një koment për rastin e pazakontë. /Telegrafi/

Prindërit i detyrojnë vajzat të fotografohen me motrën e tyre të vdekur foto 2

Prindërit i detyrojnë vajzat të fotografohen me motrën e tyre të vdekur foto 3

Prindërit i detyrojnë vajzat të fotografohen me motrën e tyre të vdekur foto 4

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...